Sipas sinoptikanëve, edhe pse e diela do të duket si një ditë pranverore, do të jetë vetem një episod i shkurtër, pasi vendi do të përfshihet nga shtrëngatat e shiut. “Ka një fuqizim ditën e hënë ku do të kemi rrebeshe afatshkurtra në të gjithë territorin shqiptar. Era do të ketë fuqizim të saj dhe do të jetë problematike e diela dhe e hëna duke sjellë dallgëzim në det”, shprehet sinoptikania Lajda Portja. Edhe Dita e Verës do të na shoqërojë me mot të paqëndrueshëm. “E marta dhe e mërkura pakëson reshjet, mbeten prezent. Dita e Verës do të jetë e paqëndrueshme”. Gjatë muajit Mars do të përjetojmë edhe ditë dimri me reshje dëbore. “Pothuasje i gjithë Marsi parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm, ndryshe nga Shkurti që ishte pranverë. Herë pas here do kemi një dimër të shkurtër në zonat malore me reshje dëbore”. Për sinoptikanët, kjo situatë moti me temperatura të ulta e reshje dëbore e shiu është normale për muajin Mars.