Një mot i tillë me stuhi të përkohshme do të na shoqërojë pasditeve të kësaj jave. Më i rrezikuar nga rrebeshet e shiut është kryesisht gjysma lindore e territorit, por nuk priten përmbytje. “Paraditet edhe pse do jenë në dominimin e kthjellimeve, intervaleve të gjata me diell, pasditet do jenë ato që do sjellin prezente reshjet e shiut. Më të rrezikuara juglindja dhe verilindja, stuhi të përkohshme, por po ashtu priten edhe rrebeshe të izoluara në zonat qendrore, si Tirana, Berati, Elbasani.” Ndërsa vija bregdetare mbetet më e mbrojtur, pasi do kemi prezente vetëm vranësirat. Sa i përket temperaturave, ato pritet të bien duke nisur nga dita e mërkurë. “Maksimumi përgjatë kësaj jave luhaten në vlerën rreth 35 në zonën e ulët, në vijën bregdetare 31-33.” Fundjava dhe 10 ditëshi i parë i muajit Shtator parashikohen me vranësira të shpeshta, ku herë pas herë nuk do mungojnë reshjet e izoluara. “Mbeten të fokusuara në zonat malore dhe kryesisht në zonën e ulët. Do kemi intervale të gjata me diell, do kemi dhe temperatura të larta, që do jenë maksimale 35 apo 36.” Të tilla temperatura për Shtatorin janë rreth 8 gradë më shumë sesa vlerat normale. Tv Klan