Jemi në muajin qershor, por shiu rrëmbyeshëm ka vërshuar rrugëve duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Rrugët janë mbushur me ujë si të jemi në ditë dimri. Siç nuk ndodh zakonisht, diellin paradite dhe shiun pasdite do i kemi bashkë përgjatë gjithë kësaj jave. Thuajse i gjithë vendi është përfshirë këtë të hënë nga moti i paqëndrueshëm. Rrebeshet e shiut janë fokusuar më shumë në veri dhe qendër të vendit. Meteorologët parashikojnë se të paktën deri të premten, shiu do jetë prezent pas orës 13:00, thuajse në gjithë territorin. Ndryshe nga zonat malore, ato bregdetare do përjetojnë më pak shi, më i favorizuar pritet të jetë bregdeti i jugut. Parashikimet tregojnë se edhe fundjava do mbetet nën efektin e vranësirave, ndërsa temperaturat pritet të bien me 5 gradë.