Sipas Meteoalb, moti këtë javë do të jetë kryesisht pa reshje dhe i kthjellët, por i ftohtë. “Sidomos në pjesën e parë të javës, nga e hëna në të mërkurën mbeten në vlera negative pjesa më e madhe e zonës malore”, tha Lajda Porja, sinoptikane. Nga mesi i javës temperaturat do të rriten gradualisht, duke lënë pas nuancat e dimrit që solli masa e ftohtë me origjinë verilindore. “Nga e enjtja do kemi zhvendosje të kësaj vale të ftohtë, duke risjellë motin e kthjellët dhe temp e larta, presim edhe 22 gradë”, tha Porja. Java e ardhshme do të jetë me temperaturë tipike pranvere.