Tv Klan – Kapriçot e motit, temperatura deri në 31 gradë

0
108

Kapriçot e motit nuk kanë të sosur. Pas disa ditësh, ku temperaturat ranë nën 20 gradë, kjo e premte solli sërish verën teksa termometri në disa zona shënoi mbi 30 gradë Celsius. Por kjo valë e ngrohtë do të marrë fund shepjt pasi fundjava do të sjellë sërish freskinë dhe reshjet. Vranësirat do të na shoqërojnë përgjatë gjithë javës së ardhshme, ndërsa temperaturat nuk do të kapërcejnë maksimumin e 26 gradëve. Paqëndrushmëria e motit, që do të përfshijë edhe rajonet bregdetare, ka bërë që Autoriteti Portual i Durrësit të anulojë përkohësisht lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe e anasjellta që nga mbrëmja e sotme.