Tv Klan – Java nis me reshje të dendura shiu

0
23

Java e fundit e muajit Prill ka nisur me vranësira dhe mot të paqëndrueshëm. Pjesa veri-perëndimore e vendit për këtë të hënë do marrë edhe reshjet më të shumta. “Më të fokusuara do të jenë në zonën veriperndimore, në qarkun e Shkodrës, Lezhës, priten të kenë reshje herë pas here edhe në formën e rrebesheve”, thotë sinoptikani Hakil Osmani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, rritja e intensitetit të reshjeve mund të shkaktojë fryrje të lumenjve dhe përrenjve duke sjellë përmbytje lokale. Prandaj është bërë thirrje për mobilizim të bashkive. Parashikimet flasin për mot të paqëndrueshëm e me shi edhe gjatë së martës dhe mërkurës. “Do të kemi vranësira të shpeshta që herë pas herë do të gjenerojmë reshje shiu. Mbeten më të fokusuara në veri, më pak në qendër dhe jug”. Moti do përmirësohet pas ditës së enjte. “Do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash më të dukshme në Ultësirën Perëndimore”. Fundjava parashikohet më e ngrohtë se java, temperaturat do të shkojnë deri në 26-27 gradë Celsius.