Vala e të dytë e nxehtit që ka mbërthyer Shqipërinë nuk do të qëndrojë për shumë gjatë. E mërkura do të jetë dita më e nxhetë, ndërsa temperaturat më të larta do të regjistrohen në disa qarqe të cilat do të arrijnë 40 gradë. “Maksimumet janë në disa qarqe, jo në gjithë territorin. Shkodra, qarku i Elbasanit, Gjirokastra, po ashtu edhe qarku i Beratit presim që të regjistrojnë temperatura 40 ose lehtësisht mbi 40 gradë”. Ndërsa pas të mërkurës, temperaturat do të shkojnë në vlerat normale, dhe në zonat malore e në disa pjesë në bregdet do të regjsitrohen edhe reshje. “Duke filluar që nga dita e enjte ka një tëheqje të valës. Do të kemi prezente vranësirat, herë pas here do të ketë rrebeshe. Më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por e premtja dhe e shtuna zgjeron hartën e reshjeve. Do të shpëtojë vetëm bregdeti i jugut”. Por vapa nuk do të iki me Gushtin! Për të gjithë ata që kanë lënë të pushojnë në javët e para të këtij muaji ka një lajm të mirë. Shatori do të hyjë me temperaturat e verës. “15 ditëshi i parë i Shtatorit do të jetë në vijimësi të Gushtit ku do të kemi edhe temperatura 32 apo ndonjë zonë e veçantë dhe 33 gradë. Prezenca e reshjeve do të jetë shumë e pakët, do të ketë më shumë ditë me diell Shtatori”.