Sinoptikanët: Javën e dytë reshje dhe ulje temperaturash Ditët e ngrohta me rrezet e diellit do të na shoqërojnë deri në fund të javës së parë të Janarit. Sipas sinoptikanëve i gjithë vendi këtë fillim vit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje. “Temperaturat e ajrit gjatë javës së parë do të jenë të larta, deri 18 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore vlerat minimale 2-3 gradë Celsius”, u shpreh Hakil Osmani. Por ky mot i ngrohtë nuk dotë zgjasë për shumë ditë. “Reshje shiu në javën e dytë, do kemi prezence të shpeshta temperaturat e ajrit do kemi rënie të tyre duke u afruar në vlerat normale”, tha Osmani. Sipas sinoptikanëve, Janari po regjistron temperatura aspak tipike të dimrit ku vlerat minimale janë dy tre gradë më të larta. Temperatura të tilla janë pasojë e ndryhsime klimatike globale, ku prej disa vitesh edhe në Shqipëri temperaturat po pësojnë rritje me disa gradë.
Tv Klan – Ditë të ngrohta me diell deri në fundjavë
RELATED ARTICLES