Pas një dite pranverore plot diell, pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut nga veriu në jug, duke bërë që të përjetohet një ditë dimri. Në Durrës për shkak të përkeqësimit të motit është anulluar lundrimi i trageteve drejt Barit. Sipas sinoptikanëve në zonat malore nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës. Hail Osmani: Herë pas herë, këto reshje janë edhe në formën e shtrëngatave kryesisht në zonat veriperëndimore dhe veriore të territorit shqiptar, në verilindje kemi edhe reshje të pakëta dëbore. Por kjo ditë dimri do të zgjasë vetëm 24 orë. “Pjesa e dytë e ditës së enjte sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, përmirësim i cili do viojojë edhe përgjatë të premtes dhe fundjavës duke bërë q ëtë kemi intervale të gjatë me kthjellime.” Temperaturat tipike pranverore do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër. “Fundjava do të sjellë temperatura, të cilat vlerat minimale dotë jenë disi të freskëta 0-1 gradë në orët e para të mëngjesit në zonat malore, ndërsa në zona të izoluara 20 apo 21 gradë celcius maksimale. Fillimjava dhe deri në mesjavë do të kemi temperatura të larta tipike pranverore.” Por dimri nuk do të largohet, pasi në fund të muajit sërish do të përjetojmë nje episod të shkurtër me tempertaura të ulëta.