Tv Klan – Acari mban të mbërthyer Shqipërinë | Lajme News

0
66

Sipas sinoptikanëve kjo javë ka regjistruar ditët më të ftohta të dimrit. “Temperatura më e ulët ësshtë shënuar në Zerqan dhe Rabdishtë, janë dy zona të Pehskopisë. Minus 16 është shënuar edhe në fshatin Shtyllë të Korçës, ndërkohë sa i përket zonave urbane, Dibra, Bulqiza, Korça , Erseka kanë shënuar vlerën -11 deri në -12 gradë”. Nga e enjtja i ftohti siberian do të tërhiqet gradualisht nga Shqipëria. “Do sjellë rritje me 2 apo 3 gradë në orët e para të mëngjesit. Ditën e premte dhe në fundjavë vala do të spostohet më në lindje të Europës duke bërë që zonat malore të regjistrojnë deri në minus 4 apo minus 5 gradë”.