Tv Klan – 2024 nis me mot të ngrohtë

0
32

Ndryshe nga sa u mbyll 2023, ky fillimviti ka nisur me vranësira, ku nuk kanë munguar as reshjet e herë pas hershme të shiut. E njëjta panoramë meteorologjike u paraqit edhe këtë të mërkurë, ku vranësirat mbuluan thuajse gjithë territorin. Por ajo që vihet re janë temperaturat mbi normalen e muajit, të cilat këtë javë do të mbërrijnë deri në 19 gradë. “Tabloja termike paraqitet e ngrohtë. Parashikohet që nga nesër të paktën dëri të shtunën të përjetojmë edhe temperaturë 19 gradë, minimalet rriten, mëngjeset bëhen më të ngrohta, janë temperatura tre katër gradë më të larta”. Por në fundjavë gjithçka përmbyset, pasi për dy ditë do të rikthehen rebeshet e shiut. “Rebeshet do të nisin të shtunën në mbrëmje, veri, veri-perëndimi do jetë më i godituri nëse mund ta themi kështu dhe pastaj e diela i gjithë territori do ketë momente me rebeshe, më të fokusuara janë në veri dhe qendër, më pak reshje do të ketë jugu”. Dimri i vërtetë parashikohet të mbërrijë pas datës 10, pasi sipas sinoptikanëve vendi do të mbërthehet nga i ftohti polar. “Parashikohet që në mesin e Janarit të jenë ditët më të ftohta të këtij muaji, ku ne presim të kemi të ftohtin polar, do jetë 5-6 ditë”.