Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETusk në vizitën e parë zyrtare në Ukrainë

Tusk në vizitën e parë zyrtare në Ukrainë

Kryeministri polak, Donald Tusk filloi vizitën në Kiev sot në mëngjes. Kjo është vizita e tij e parë në këtë shtet fqinj që po lufton kundër pushtimit rus. “Kreu i qeverisë polake do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Chmygal”, thuhet në një deklaratë zyrtare. Në një deklaratë të fundit, Tusk tha se ai ishte duke përgatitur vizitën e tij në Kiev, pa specifikuar datën e saktë, për arsye sigurie. Ish-presidenti i Këshillit Evropian, i cili mori postin e kreut të qeverisë më 13 dhjetor, theksoi më pas se situata në Ukrainë dhe në vijën e parë ishte “çështja numër një për sigurinë polake”. “Duhet të trajtohen edhe çështje të tjera, veçanërisht ato që lidhen me interesat e transportuesve polakë, kështu që ka diçka për të diskutuar në Kiev”, shtoi ai. Transportuesit polakë, të cilët kanë bllokuar kufirin me Ukrainën që nga nëntori për të denoncuar konkurrencën e pandershme nga Kievi, pezulluan lëvizjen e tyre javën e kaluar, në pritje të rezultateve të bisedimeve midis qeverisë së re në Kiev dhe në Bruksel dhe hapat që priten nga koalicioni i ri qeverisës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments