Kryeministri polak Donald Tusk beson se Evropa po kalon epokën e paraluftës dhe se është e nevojshme që moralisht të mësohemi me faktin se “çdo skenar është i mundur”.
“Ne jetojmë në momentin më kritik që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Tusk në një intervistë për gazetën polake “Gazeta Wyborcza”, duke theksuar se gjithçka do të vendosej në dy vitet e ardhshme.
“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk i përket më së shkuarës”, tha ai. “Është e vërtetë, në fakt filloi më shumë se dy vjet më parë. Gjëja më shqetësuese tani është fakti se çdo skenar është i mundur”, theksoi Tusk.