Turqia vijon të jetë një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.
Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-gusht sipas të cilit Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 8.1 % të vëllimit.
Shkëmbimet tregtare me Turqinë njohën rritje në 8 muajt e këtij viti, duke arritur në 69.4 miliardë lekë.
Referuar të dhënave për periudhën janar-gusht eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 2.7 miliardë lekë, ndërsa importet për periudhën 8-mujore llogariten 66.6 miliardë lekë.
Nga Turqia, në periudhën janar-tetor janë importuar 19.3 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale si dhe 13.3 miliardë lekë material ndërtimi dhe metale. Po ashtu 7.5 miliardë lekë tekstile dhe këpucë.
Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.
Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.
Eksportuesit shqiptar mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.
Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.