Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETurqia ofron mbështetje ushtarake gjatë Kupës së Botës Katar 2022

Turqia ofron mbështetje ushtarake gjatë Kupës së Botës Katar 2022

-Parlamenti turk ratifikoi dje një mocion për dërgimin e trupave në Katar për të ndihmuar në rritjen e sigurisë gjatë Kupës së Botës FIFA 2022. Me kërkesë të Katarit, mocioni iu dorëzua të shtunën parlamentit për dërgimin e ushtarëve në Katar për gjashtë muaj, dhe për garantimin e sigurisë gjatë turneut të futbollit në nëntor. “Gjatë operacionit “Mbrojtja e Kupës së Botës” do të merren masat e nevojshme kundër kërcënimeve të ndryshme, veçanërisht terrorizmit, të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e organizimit”, thuhet në memorandum. Gjithashtu, elementët e Forcave të Armatosura Turke që do të dislokohen ne Katar dhe do të jenë nën komandën kombëtare gjatë gjithë detyrës. Përveç Turqisë, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Pakistani do të ofrohet gjithashtu mbështetje ushtarake për të kontribuuar në sigurinë e Katarit gjatë turneut.http://ata.gov.al/2022/10/06/stamboll-turqia-ofron-mbeshtetje-ushtarake-gjate-kupes-se-botes-katar-2022/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments