Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARETurqia kërcënon grekët për ishujt

Turqia kërcënon grekët për ishujt

Replikat mes Greqisë dhe Turqisë për ishujt e çmilitarizuar në detin Egje kanë rritur tensionet mes dy vendeve. Kërcënimet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe zyrtarë të qeverisë së tij ndaj Greqisë, ka bërë që kjo e fundit t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit në OKB dhe te NATO. “Grekë, mos harroni atë që ndodhi në Smirnë. Grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori, nëse shkoni shumë më tej, çmimi do të jetë i rëndë. Kemi vetëm një bisedë për Greqinë, mos harroni Izmirin”, tha presidenti turk. Kjo ka bërë që Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias t’i dërgojë letër të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për të dënuar kërcënimet e Turqisë. Letra do të shënojnë saktësisht deklaratat e zyrtarëve turq, që Greqia i konsideron skandaloze. “Ne do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit për ta bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e NATO-s” shkroi Dendias në twitter. Edhe BE është shprehur e shqetësuar për deklaratat e Turqisë duke i cilësuar ato armiqësore “Deklarimet e vazhdueshme armiqësore nga drejtuesit politikë të Turqisë kundër Greqisë…ngrenë shqetësime serioze dhe kundërshtojnë plotësisht përpjekjet e nevojshme për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor. Kërcënimet dhe retorika agresive janë të papranueshme dhe duhet të ndalen,” shtoi ai, duke nënvizuar kërkesat e BE-së që dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar. BE rithekson pritshmëritë e saj që Turqia të punojë seriozisht në uljen e tensioneve në një mënyrë të qëndrueshme në interes të stabilitetit rajonal në Mesdheun Lindor dhe të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të BE-së,” tha Peter Stano, zëdhënës i Borrell. Ankaraja së fundi e ka akuzuar Athinën për armatosjen e ishujve të çmilitarizuar të Egjeut.https://lajme.rtsh.al/artikull/turqia-kercenon-greket-per-ishujt-e-cmilitarizuar-ne-detin-egje-greqia-leter-okb-e-nato-edhe-be-e-shqetesuar-per-deklaratat-e-ankarase

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ