Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALETurqia dërgon anije tjetër shpimi

Turqia dërgon anije tjetër shpimi

Turqia do të nisë sot një anije tjetër shpimi në Detin Mesdhe, bëri të ditur agjencia e lajmeve “Anadoly Ajans”. Misioni i anijes së re “Abdülhamid Han” rrezikon të rindezë mosmarrëveshjet me Greqinë lidhur me të drejtat e shfrytëzimit të gazit. Vendet partnere në NATO, Greqia dhe Turqia kanë prej kohësh mosmarrëveshje lidhur me të drejtën mbi rezervat dhe burimet e gazit në Mesdheun lindor. Athina akuzon Ankaranë për kërkime të paligjshme për gaz në ujërat e ishujve grekë. Qeveria turke hedh poshtë akuzat dhe deklaron se kërkimi i gazit është i ligjshëm. Një konflikt i ngjashëm ekziston edhe me Qipron. Në vitin 2020, mosmarrëveshjet u përshkallëzuan pasi Turqia dërgoi anijen e saj “Oruç Reis” në Mesdheun lindor për një mision një-mujor kërkimi për gaz. Greqia e dënoi me forcë misionin e kërkimit për gaz dhe u riarmatos masivisht si kundërpërgjigje ndaj Turqisë.https://ata.

gov.al/2022/08/09/turqia-dergon-anije-tjeter-shpimi-per-gaz-ne-mesdhe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments