Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETURQI & SIRI – Mbi 21 700 viktima nga tërmeti i 6...

TURQI & SIRI – Mbi 21 700 viktima nga tërmeti i 6 shkurtit

Shpresat për gjetjen e më shumë të mbijetuarve u pakësuan sot në Turqi dhe Siri, rreth 100 orë pas tërmetit të dhunshëm që vrau më shumë se 21 700 njerëz në një nga fatkeqësitë më të mëdha në rajon për një shekull. Të paktën 18 342 njerëz kanë humbur jetën dhe 74 242 të tjerë janë lënduar tërmetet e forta që goditën Turqinë, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Ndërkohë, 3 358 sirianë kanë humbur jetën. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaras, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin. AFAD tha në një deklaratë se në terren aktualisht po punojnë më shumë se 121 128 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit. Rreth 75 780 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments