Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETURQI-Një kandidat presidencial tërhiqet nga gara

TURQI-Një kandidat presidencial tërhiqet nga gara

Muharrem İnce, kandidati presidencial i partisë së vogël opozitare të Turqisë ”Memleket” (Atdheu), njoftoi se do të tërhiqej nga gara përpara zgjedhjeve të së dielës. “Po tërhiqem si kandidat. Po e bëj për mëmëdheun,” u tha İnce gazetarëve në selinë e partisë së tij në Ankara. Ai nuk ka mbështetur asnjë kandidat tjetër. Kjo mund të çojë potencialisht në një rezultat përfundimtar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Një kamp më i gjerë opozitar prej gjashtë partish e akuzoi më parë İnce për ndarjen e votave. Është planifikuar edhe një votim parlamentar për të dielën. Sondazhet e fundit treguan se Kemal Kılıçdaroğlu, një kandidat i përbashkët nga një kamp i gjerë opozitar, ishte pak përpara presidentit aktual Recep Tayyip Erdoğan. İnce, nga ana tjetër, do të merrte vetëm 1% të votave. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments