Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETURQI – BQ ul sërish normën bazë të interesit

TURQI – BQ ul sërish normën bazë të interesit

Banka qendrore e Turqisë ka ulur sërish normën bazë të interesit në takimin e saj të tetorit, pavarësisht rritjes së inflacionit, dobësimit të lirës dhe rreziqeve të recesionit, duke sinjalizuar nje lëvizje të ngjashme në mbledhjen e ardhshme. Komiteti i Politikës Monetare i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë (TCMB), i udhëhequr nga guvernatori Sahap Kavcioglu, uli normën e politikës, që është norma e ankandit të repo-ve njëjavore, nga 12% në 10,5%. Ekonomistët kishin planifikuar që norma të ulej në 11,0%. Banka qendrore tha se do të vazhdonte të përdorte me vendosmëri të gjitha instrumentet e disponueshme derisa treguesit e fortë të shfaqnin një rënie të përhershme të inflacionit dhe objektivi afatmesëm prej 5% të arrihej në ndjekje të objektivit parësor të stabilitetit të çmimeve. Inflacioni total arriti në nivelin më të lartë në 24 vjet në shtator. “Rritja e fundit e inflacionit u nxit nga një kombinim i efekteve të vonuara dhe indirekte të rritjes së kostove të energjisë si rezultat i ngjarjeve gjeopolitike, si dhe goditjeve të forta negative të ofertës të shkaktuara nga rritja e çmimeve globale të energjisë, ushqimeve dhe produkteve bujqësore” theksoi banka. “Banka qendrore turke pret që procesi i dezinflacionit të fillojë në bazë të masave të marra dhe të zbatuara me vendosmëri, për forcimin e qëndrueshmërisë së çmimeve dhe stabilitetit financiar së bashku me zgjidhjen e konfliktit të vazhdueshëm rajonal”, tha banka.http://ata.gov.al/2022/10/20/turqi-bq-ja-ul-serish-normen-baze-te-interesit-pavaresisht-rritjes-se-inflacionit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments