Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETURQI-Bilanci:Mbi 210 mijë ndërtesa të shembura ose të dëmtuara rëndë

TURQI-Bilanci:Mbi 210 mijë ndërtesa të shembura ose të dëmtuara rëndë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se mbi 214 mijë ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar në jug të vendit, raporton Anadolu. “Deri në këtë moment, ne kemi përcaktuar 608 mijë sektorë të pavarur në 214 mijë ndërtesa që janë shembur ose janë dëmtuar rëndë dhe do të rrëzohen”, tha presidenti Erdoğan në një takim në Istanbul me zyrtarë të lartë të vendit, përfshirë zv.presidentin Fuat Oktay, kryeparlamentarin Mustafa Şentop, drejtorin e komunikimeve të presidencës, Fahrettin Altun dhe ministrat e qeverisë. Erdoğan theksoi se sapo të përfundojnë vlerësimet e dëmeve, do të njoftohet edhe numri i ndërtesave të reja të banimit dhe shtëpive që do të ndërtohen në qytetet e prekura nga tërmeti. Ai po ashtu njoftoi se ndërtesat e reja nuk do të jenë më të larta se tre apo kate. “Ne synojmë t’i ringjallim qytetet tona të lashta duke i mbajtur gjallë asetet tona historike dhe kulturore dhe gjithashtu do t’i përforcojmë ato kundër fatkeqësive”, tha Erdoğan. Si pasojë e dy tërmeteve të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me qendër në Kahramanmaraş, humbën jetën mbi 45 mijë njerëz, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz në 11 provinca, përfshirë provincat Hatay, Adana, Gaziantep, Diyarbakır, Adımayan, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazığ dhe Şanlıurfa. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments