Turizmi në Shkodër, 4 ide zhvillimi i shtohen platformës TIP

0
7

Platforma Inovative e Turizmit (TIP) ka mirëpritur gjatë këtyre javëve profesionistë të turizmit, guida dhe operatorë turistikë, strukturat e mikpritjes, për të krijuar modele alternative të turizmit, produkte turistike që ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore, janë miqësore me mjedisin dhe kanë potencialin për të sjell në vëmendje një destinacion turistik. Rrugëtimi i identifikimit të “tip-ave” të turizmit u mbyll të mërkurën me shumë emocione në Shkodër. 9 ide të reja për aventurën, liqenin, traditën, zakonet, kullat dhe natyrën u prezantuan me shumë entuziazëm nga profesionistët e turizmit lokal. Platforma Inovative e Turizmit (TIP) i shtohen edhe 4 ide shkodrane që do të suportohen për zhvillim në produkte turistike të reja: 1. Shtegtim te rrâja; 2. Amëza e Dheut; 3. Shtegu i Bleve; 4. Rreth liqenit me biçikletë Organizatorët e TIP falenderuan të gjithë aktorët që kontribuan me ide, kohë dhe dedikim për ta bërë TIP një rrugëtim të bukur. TIP bën të ditur se, do të nis punës vitin që vjen, në 2024 duke impelementuar 21 eksperienca të reja që vijnë direkt nga sektori turistik, anembanë Shqipërisë. Ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bën të ditur se, “nëpërmjet TIP synohet të aktivizohen veçanërisht aktorët lokalë të turizmit dhe ata të rinj të cilët kanë dëshirë ta kthejnë turizmin në profesionin e tyre, duke i ftuar të japin ide për zhvillimin turistik të territorit të tyre”.