Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALETurizmi dhe bujqësia ndikim në rritjen e punësimit

Turizmi dhe bujqësia ndikim në rritjen e punësimit

Rritja e punësimit është përshpejtuar gjatë tremujorit të dytë të vitit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Referuar statistikave të BSH-së, rritja e punësimit me bazë vjetore shënoi 3.4%, nga niveli 2.7% që ishte në tremujorin e mëparshëm. Kontribuesit pozitive në këtë drejtim, kanë rezultuar me bazë të gjerë duke përfshirë sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Raporti i BSH-së, evidenton se, për herë të parë pas disa tremujorësh, ndikime pozitive në rritjen e punësimit, kanë ardhur edhe nga “Bujqësia”. “Rritja e nivelit të punësimit ndikoi në rënien e normës së papunësisë. Për tremujorin e dytë të vitit 2022, papunësia ra në 11.3% nga niveli 11.4% një tremujor më parë. Në të njëjtën kohë, vihet re rritje e pjesëmarrjes në forcat e punës dhe rënie e nivelit të inaktivitetit”, thekson BSH-ja. Në analizën e saj Banka evidenton se paralelisht me punësimin është zgjeruar edhe paga. “Paga mesatare në sektorin privat ka vazhduar të zgjerohet me ritme dyshifrore gjatë tremujorit të dytë. Rritja vjetore shënoi 10.5%, nivel i ngjashëm me tremujorin e mëparshëm (10.2%). Ndër kontributet sektoriale, spikasin në mënyrë të veçantë degët e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, “Informacionit dhe komunikacionit” dhe “Industrisë”. Ndërkohë, janë shënuar kontribute negative në “Administratë publike, mbrojtje, arsim, shëndetësi” dhe “Arte dhe argëtim”.https://ata.gov.al/2022/08/24/bsh-turizmi-dhe-bujqesia-ndikim-ne-rritjen-e-punesimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ