Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALETuristët për plazhet e Vlorës !!

Turistët për plazhet e Vlorës !!

Në plazhet e Vlorës, nga Zvërneci deri në Orikum investimet në infrastrukturë kanë bërë diferencën duke sjellë shërbime më të mira për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.Gjithashtu edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro teksa ka publikuar videon e turistëve në plazhet e Vlorës thekson se, investimet në infrastrukturë kanë bërë diferencën si dita me natën krahasuar me pak kohë më parë. “Në plazhet e Vlorës, nga Zvërneci deri në Orikum investimet në infrastrukturë kanë bërë diferencën si dita me natën krahasuar me pak kohë më parë dhe pushuesit kanë veç fjalë të mira për shërbimet e ofruara nga sipërmarrjet hoteliere përgjatë bregdetit”, shprehet ministrja Kumbaro. Turistë vendas e të huaj, të cilët po pushojnë në plazhet e Vlorës, vlerësojnë veçanërisht pastërtinë dhe qetësinë që të ofron ky destinacion turistik. “Unë jam nga Holanda, Edhe vitin e shkuar ishim këtu. Na pëlqen shumë“, shprehet një turist i huaj, ndërsa të njëjtën përshtypje ndan edhe vogëlushja e tij, e cila premton se do të rikthehet edhe vitin që vjen. Një tjetër pushese nga Prishtina, e cila vizitonte brigjet e Vlorës për herë të parë, shprehet se kishte mbetur e mahnitur, ndërsa thekosn se edhe çmimet që ofrohen janë të volitshme. “Unë vij nga Serbia. Kjo është dita jonë e dytë këtu. Dhe çmimet janë të mira dhe uji është shumë i pastër”, shprehet një turiste serbe. “Hera e parë në Shqipëri, hera e parë në Vlorë. Jemi të kënaqur këtu. Plazhi, hoteli, ushqimi janë perfekt”, shprehet një tjetër turist. Një tjetër turiste shqiptare, e cila nuk e kishte vizituar Vlorën prej 3 vitesh, për shkak të kufizimeve nga pandemia, shprehet se janë kryer investime të shumta dhe se ishte e mahnitur nga Lungomare. “Me të vërtetë jemi ndjerë shumë mirë këtu. Çmimet janë fantastike në krahasim me vendin tonë. Me të vërtetë shumë bukur”, thotë një turiste italiane. Ndërsa një turiste nga Shkupi, teksa vlerëson plazhet shqiptare thotë se ka një propagandë të keqe për Shqipërinë, por çmimet janë në rregull. Një ndër rojet e plazhit thekson se deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Për një sezon të mbarë flet edhe një nga pronarët e hoteleve në brigjet e Jonit. “Kemi vrull të lartë që në fund të majit. Pati një fluks të lartë nga Europa Perëndimore, të uritur pas COVID-it . Momentalisht ka shumë italiane, por numër të lartë ka edhe të polakëve, maqedonasve, austriakëve, gjermanëve, francezëve, apo edhe çekëve. Nuk kemi rritur çmimet. Ofrojmë kryesisht ushqime deti që i sigurojmë vet në det”, shprehet ai.https://ata.gov.al/2022/08/21/turistet-per-plazhet-e-vlores-investimet-ne-infrastukture-bene-diferencen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments