Turistë të huaj në Memaliaj

0
8

Pikat më të preferuara nga turistët në Memaliaj mbeten zonat rurale si ajo e Gllavës,liqeni i Komarit dhe brigjet e lumit Vjosa.

Lumi Vjosë është simbol i Memaliaj, një nga arsyet e qëndrimit të shumë turistëve për shkak të veçorive të tij si lumi i fundit i egër i Europës ose njohur ndryshe si “Zemra Blu”. Rrethon nga tre anë qytetin Memaliaj, duke krijuar imazhin e një gadishulli të vogël.

Memaliaj është një zonë ku mund të shijosh plotësisht të 4 stinët e vitit. Natyra ka krijuar një mjedis të larmishëm me lumenj, male, kodra e me fusha.

Natyra dhe ekoturizmi janë gjithnjë mundësi të mira në Memaliaj duke përjetuar një aventurë të bukur ndërsa udhëtoni në këtë zonë. Shëtitje në natyrë, vëzhgimi i florës dhe faunës, njohja e kulturës dhe trashëgimisë lokale, peshkimi sportiv, shëtitje me biçikleta, shikimi i shpendëve, shëtitjet me kajak, shëtitje në natyrë, rafting, turizëm fotografik, kampe përbëjnë turizmin e natyrës në Memaliaj.