Kalaja e Himarës e cila të ofron një pamje të mrekullueshme nga zemra e rivierës shqiptare, vizitohet nga pushues të shumtë gjatë sezonit veror.
Turistë nga vende të ndryshme shprehen të mahnitur nga panorama që të ofron teksa vizitojnë Kalanë.
Panorama është mahnitëse dhe vizitorët që mbërrijnë deri aty për ta shijuar janë të shumtë dhe kalaja e Himarës i pret çdo ditë me dyert hapur dhe shpirtin e saj të lashtë.
Vizitorët, vendas e të huaj, enden rrugicave me gurë duke zbuluar kisha e shtëpi të vjetra të cilat dikur gjallonin. Kalaja e Himarës është ndërtuar nga kaonët e lashtë. Ajo ishte një fortesë e fuqishme nëpër shekuj që ka parë pushtime romake, bizantine dhe osmane, por gjithmonë ka qëndruar kryelartë.