Sunday, April 13, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETuristë polakë në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”

Turistë polakë në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”

Rreth 30 turistë nga Polonia kanë zgjedhur të eksplorojnë Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve polakë në monumentin e natyrës, Kanioni i Gradecit. “Një veçanti në këtë monument është se pranë tij mund të vizitoni edhe Shpellën e Shahinovës, monument natyre. Ju mund ta vizitoni Kanionin e Gradecit duke ndjekur rrugën automobilistike rurale Çorovodë-Gradec”, thekson AKZM, e cila fton të pasionuarit pas natyrës ta vizitojnë këtë park. Kanionet e Gradecit ndodhen në verilindje të qytetit të Çorovodës, 250 m mbi nivelin e detit. Ky kanion ka qenë një kalim nëntokësor karstik i lumit të Çorovodës, që me kohë, si pasojë e shembjes së tavanit doli në sipërfaqe. Vlerat e këtij monumenti janë shkencore, kulturore, ekologjike dhe turistike të rëndësisë vendore. Në disa sektorë, më pak të thellë të kanionit, mund të ushtrohen veprime praktike për të rinjtë që duan të mësojnë ngjitjet alpinistike. Për ata që dëshirojnë sportin e aventurës skajore, do të ishte ideale zbritja apo ngjitja me litarë në muret vertikale të këtij kanioni. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ