Sezoni veror në bregdetin shqiptar vijon me fluks të lartë turistësh. Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale opinione të turistëve që kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet e Durrësit, nga Plazhi i Madh, në Currila, në Kallm dhe Gjirin e Lalëzit, ku kanë gjetur më të mirën që mund të kërkojë një turist: nga çmimet e lira, te qetësia, pastërtia dhe shërbimi cilësor. “E konfirmuar edhe nga vetë turistët e huaj siç është dhe grupi i të rinjve italianë nga Pisa, që prej katër vitesh pushojnë këtu: Shqipëria çdo vit ofron gjëra të reja”, shkruan Rama. Një grup të rinjsh italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar shprehen se ky është vitit i katërt që vizitojnë vendin tonë. “Kemi ardhur nga Pisa dhe tani jemi në Kepin e Rodonit për të vizituar këtë vend shumë të bukur që ofron kulturë, ushqim të mirë, njerëz të mirë, resorte të mira dhe det të bukur. Kemi 4 vite që vijmë dhe Shqipëria na ofron gjithmonë gjëra të reja. Është një vend në zhvillim”, shprehen ata. Një tjetër pushuese shprehet shumë e kënaqur nga shërbimi, kuzhina, pastrimi dhe siguria në plazh. “Jemi shumë të kënaqur dhe po kalojmë pushime të gëzuara”, shprehet ajo. “Zgjodhëm Kepin e Rodonit sepse është një vend ku kultura, natyra dhe plazhi janë të ndërthurura bashkë. Është një vend që na bën të kthehemi përsëri, sehttps://ata.gov.al/2022/08/30/turiste-italiane-zgjedhin-plazhet-e-durresit-shqiperia-cdo-vit-ofron-gjera-te-reja/pse ka edhe përkujdesje për pushuesit. Dhe përsëri do të vijmë”, u shpreh një tjetër.
Turistë italianë : Shqipëria çdo vit ofron gjëra të reja
RELATED ARTICLES