Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALETuneli i Llogorasë hapet plotësisht në shkurt

Tuneli i Llogorasë hapet plotësisht në shkurt

Hapet plotësisht në muajin shkurt të vitit 2023 tuneli i Llogorasë, prej 5.9 kilometrash. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë takimit në Pogradec mbi bilancet e qeverisjes vendore me kryetarët e bashkive, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, ku tha se kanë përfunduar për 7 muaj 2400 m. “Në tunelin e Llogorasë ka nisur puna me 14 nëntor. Sot ka përfunduar puna në 2400 m. Kjo ecuri e mirë është për shkak të gjeologjisë së mirë. Në fund të muajit shkurt tuneli i Llogorasë prej 5.9 km do të ketë dritë“, deklaroi Balluku. Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.http://ata.gov.al/2022/07/22/balluku-tuneli-i-llogorase-hapet-plotesisht-ne-shkurt/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments