Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALE Tuneli i Llogorasë dhe rrugët lidhëse, gati në qershor

 Tuneli i Llogorasë dhe rrugët lidhëse, gati në qershor

Projektet në infrastrukturë janë prioritet kryesor i qeverisë, dhe një nga veprat e rëndësishme, tuneli i Llogorasë, në Vlorë, në nisje të sezonit turistik në muajin qershor, do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë drejtuesit e automjeteve. Krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare, për të qenë gati në datën 30 qershor, kur parashikohet të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.

Në tunelin e Llogorasë po punohet për betonimin e metrave të fundit, për të vijuar më tek proceset e tjera, asfaltimi, sistemi ndriçimit dhe ajrimit. Balluku, duke vlerësuar ecurinë e punimeve, tha se këtë sezon turistik tuneli i Llogorasë do të jetë i aksesueshëm, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut. Në kantierin e Llogorasë po punohet 24 orë në 24 ndërsa janë marrë masat për të mos krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në pikën ku po krijohet nyja e cila do të lidhë daljen nga tuneli me rrugën ekzistuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments