Projekti, që ka zgjatur për disa vjet dhe është më i madh se sa pritej, po kalon një moment kritik.
Tuneli ”Fehmarnbelt”, që pritet të hapet në 2029 do të shtrihet për 18 kilometrra midis Rodbyhavn në Danimarkë dhe Puttgarden në Gjermani.
”Kur të përfundojë, ai do të jetë tuneli më i gjatë nënujor në botë dhe kombinimi më i madh për rrugë dhe hekurudhë”, sipas kompanisë shtetërore daneze “Femern A/S”, që menaxhon projektin.
Ndryshe nga, tuneli i La Manshit, ”Fehmarnbelt” nuk po gërryhet përmes shkëmbit, por po ndërtohet me teknikën e zhytjes. Kjo përfshin prodhimin e elementeve të mëdha betoni, secili 217 metra i gjatë dhe rreth 73 000 tonë.
Pasi të jenë përfunduar, ato lundrojnë, zhyten në një gropë të përgatitur në fundin e detit dhe lidhen me saktësi të lartë.
Tuneli do të ketë dy linja hekurudhore të elektrizuara dhe një rrugë me dy korsi si dhe një korridor shërbimi për mirëmbajtje dhe emergjenca.
Ai pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit midis Kopenhagës dhe Hamburgut, duke ulur udhëtimet hekurudhore nga 4,5 në 2,5 orë dhe udhëtimet me makinë për rreth një orë.
Ky projekt është pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) dhe mbështet qëllimet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, duke zëvendësuar tragetin aktual prej 45 minutash me një lidhje hekurudhore 7-minutëshe dhe një rrugë 10-minutëshe.
Ky projekt madhor punëson aktualisht deri në 2 500 persona dhe financohet përmes kredive të garantuara nga qeveria daneze, të cilat do të shlyhen me tarifat e përdoruesve



