“TUBA Fest” në kalanë e Shkodrës

0
16

Ky festival muzikor përgjatë dy ditëve do të sjellë në Kalanë e Shkodrës performancat live të artistëve dhe grupeve shqiptare më me zë. Në bashkëpunim me organizatën “New Vision” dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e të një sërë sipërmarrjesh private, TUBA Fest frymëzohet nga tradita shqiptare e muzikës dhe kohës mes miqve, por tashmë me një prekje moderne dhe që i fton të gjithë në datat 15-16 shtator në Kalanë e Rozafës.