Në zemër të Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës ofrojnë disa nga pamjet më marramendëse dhe mundësi të shumta aktivitetesh.
Bora e bën parkun edhe më tërheqës për adhuruesit e zonave malore dhe turizmit dimëror.
Udhëtimi piktoresk prej 16 kilometrasg që lidh Thethin me Qafën e Thorës, Bogën dhe Shkodrën është më i bukur se kurrë – pasi e gjithë rruga është e mbuluar me borë.
Rruga që shkon në Theth ofron mrekullitë natyrore të Shqipërisë. Së fundmi, kryeministri Edi Rama postoi në media sociale peizazhe magjepsëse të mbuluara me borë.
Promovimi i bukurisë së peizazheve dimërore të rajonit në Alpet Shqiptare ka ndihmuar në rritjen e shpejtë të turizmit në zonë.





