Saturday, February 22, 2025
HomeSOCIALEARSIMTryezë shkencore në Akademinë e Shkencave mbi tekstin letrar e dokumentar

Tryezë shkencore në Akademinë e Shkencave mbi tekstin letrar e dokumentar

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua tryeza shkencore me tematikë “Filologjia si dije e saktësimit të një teksti letrar dhe dokumentar”.

Akad. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe i Letërsisë, nënvizoi rëndësinë e gjurmimeve filologjike në lidhje me studimet albanologjike dhe në veçanti me historinë e letërsisë shqipe dhe të shkrimit shqip.

Tematikat që kanë shërbyer dhe si premisa për të organizuar këtë tryezë u shtjelluan gjithashtu nga prof. as. dr. Evalda Paci.

Në këtë tryezë u referua për probleme të historikut të veprave të rëndësishme të letërsisë së shkruar shqipe, për variantet tipike mbi të cilat janë kryer vëzhgime të natyrës filologjike e kritike, për dëshmi mbi përmbajtjen dhe qarkullimin e tyre në letërkëmbime më të hershme, që janë dhe elemente të një kujtese domethënëse për vetë tipologjinë e tyre.

Në tryezën shkencore kumtuan: prof. as. dr. Merita Bruci, e cila u ndal në përvojën e filologut përballë dorëshkrimit: rasti i romanit “Sofia e Kominiatëve”. Ajo e vuri theksin në çështje të njohjes e të receptimit të teksteve përkatëse; dr. Ardian Doka, i cili u ndal në temën me titull “Pseudo-Brokardi, çështje të riatribuimit”, duke e ilustruar dhe me shembuj nga puna e tij në përkthimin e teksteve nga latinishtja; dr. Edmond Çali, i cili referoi mbi “Filologjinë dhe variantistikën në ditët e sotme: rasti Ismail Kadare”, duke theksuar dhe aspekte të reflektimit të fakteve të caktuara në variantet kryesisht në prozën e Kadaresë; prof.as.dr. Evalda Paci, e cila referoi mbi “Të dhënat dokumentare dhe historikun e teksteve të vjetra shqipe”, duke u ndalur dhe në përditësimet më të fundit në lidhje me autorë të letërsisë së vjetër shqipe.

Çdonjëra nga kumtesat e mbajtura ishte e lidhur në mënyrë referenciale me tekste të përveçme dhe dukuri të cilat pikërisht nëpërmjet vëzhgimit të imtësishëm filologjik janë rishfaqur në tipologjinë që i karakterizon, por dhe në vendin që u përket në studimet tona, përfshirë historinë e letërsisë dhe shkrimin shqip.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ