Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETATrurit i duhen 108 milisekonda për të njohur ushqimin

Trurit i duhen 108 milisekonda për të njohur ushqimin

Ne hamë së pari mbi të gjitha me sytë tanë. Por çfarë ndodh pasi imazhi i një ushqimi është ngulitur në retinën tonë? Dhe si e njeh truri ynë ushqimin?, shkruan focus.it. Sipas studuesve truri merr vetëm 108 milisekonda për të përcaktuar nëse një objekt që po shikojmë është apo jo një burim i mundshëm ushqimi. Ushqimi kërkohet me sy “Për paraardhësit tanë, vizioni ishte shqisa kryesore e përdorur në mbledhjen e ushqimit, pasi shqisat e tjera, si nuhatja, kanë një gamë të kufizuar për njerëzit,” tha Tom Carlson, një nga studiuesit. Megjithatë, shkenca di ende pak se si ndodhin këto procese brenda trurit tonë. Për të mësuar më shumë, studiuesit australianë krijuan një eksperiment. Së pari, 20 vullnetarëve iu kërkua të vëzhgonin imazhet e ushqimit ndërsa një elektroencefalograf regjistroi aktivitetin elektrik të trurit të tyre. Të dhënat e mbledhura në këtë mënyrë u dorëzuan më pas në një algoritëm të mësimit të makinës, i cili për secilin prej pjesëmarrësve vazhdoi të krijonte një model të aftë për të njohur nëse po shihnin apo jo imazhe të ushqimit bazuar ekskluzivisht në aktivitetin elektrik të regjistruar në trurin e tyre. Studiuesit u treguan sërish imazhe që shfaqnin lloje të ndryshme ushqimesh, nga ato natyrale, tek ushqimet e përpunuara si pica apo sanduiçe, por edhe objekte të pangrënshme, si çorape apo çekiç. Këtë herë, modeli i trajnuar me të dhënat e fazës së parë të eksperimentit u vu në punë, duke i kërkuar të identifikonte se cila nga imazhet kishte si temë ushqimet dhe nëse ishte e mundur edhe nëse ato ishin ushqime natyrale apo të përpunuara, duke përdorur vetëm elektroencefalogrami i pjesëmarrësve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments