A e keni ndjerë ndonjëherë se diçka nuk shkonte, para se ta dinit se çfarë?, është pyetja që ngreh gjithkush mbi një problem të mundshëm, shkruan faqja quelchenonsapevi.it.

Neuroshkencëtari Antonio Damasio bëri një eksperiment të jashtëzakonshëm.

Ai u kërkoi disa njerëzve të zgjidhnin letra nga katër pako të ndryshme.

Dy nga këto pako ishin të favorshme, ndërsa dy të tjera ishin kurthe që të bënin të humbisje para’.

Pjesëmarrësit nuk dinin asgjë për rregullat.

Ata thjesht duhej të zgjidhnin dhe të mësonin nga përvoja.

Ja çfarë ndodhi: ndërsa monitoronte reagimet e tyre fizike, Damasio zbuloi se trupat e tyre fillonin të “stresoheshin” kur i afroheshin paketave të gabuara.

Po pyesni veten se kur?

Plot 10 lëvizje para se mendja e tyre racionale të kuptonte se cilën pako të shmangte.

Dhjetë lëvizje më parë.

Lëkura po djersiste, zemra po rrihte me shpejtësi, trupi tashmë “e dinte” se ishte zgjedhja e gabuar.

Por, a ishte mendja e vetëdijshme? Jo, ajo ishte ende plotësisht në errësirë.

Kjo nuk është pseudoshkencë apo gjëra të Epokës së Re.

Është neuroshkencë e pastër: trupi juaj përpunon informacione dhe modele që mendja juaj racionale nuk i ka përpunuar ende.

Herën tjetër që keni atë ndjenjë të çuditshme për një person, një situatë ose një vendim të rëndësishëm, ndoshta duhet të dëgjoni më seriozisht.

Intuita juaj mund të ketë kuptuar tashmë gjërat që mendja juaj ende po i përpunon.