Donald Trump u deklarua sot i pafajshëm për akuzat federale se ai ka shkelur ligjin duke mbajtur dhe fshehur dokumentet sekrete në shtëpinë e tij në Florida, seanca e parë në një çështje gjyqësore historike që mund të ndryshojë peizazhin politik dhe ligjor të vendit, sipas “The Washington Post”. Si ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet për krime federale, Trump mund të përballet me disa vite burg. Më herët gjatë ditës, Trump kritikoi publikisht prokurorin veteran që drejtonte çështjen, duke e quajtur këshilltarin special, Jack Smith një “kriminel” dhe një “të çmendur” në postimet e medieve sociale. Trump, i cili po kërkon rikandidimin presidencial republikan, mund të përballet me perspektivën e jashtëzakonshme për t’u ulur në tryezën e një të pandehuri në gjyqet federale dhe shtetërore që mund të ndikojne në zgjedhjet presidenciale ose konventat e emërimit. Ai është gjithashtu nën hetim në kontenë Fulton të Gjeorgjisë, ku prokurori i qarkut po shqyrton vendimin nëse do të akuzojë Trump dhe mbështetësit e tij për krime që lidhen me përpjekjet e tyre për të zhbërë fitoren e presidentit, Joe Biden në 2020. Smith është përgjegjës për kryerjen e një hetimi federal për këto çështje. Ndihmësi i Trump, Waltine “Walt” Nauta, u paraqit sot në gjykatë me shefin e tij. Nauta shërbeu në Shtëpinë e Bardhë para dhe gjatë presidencës së Trump dhe më pas e ndoqi atë në Mar-a-Lago, shtëpinë dhe klubin privat të ish- presidentit. Ai akuzohet se ka komplotuar me ish-presidentin për të fshehur disa nga dokumentet e klasifikuara nga agjentët e qeverisë, të cilët po përpiqen t’i rimarrin ato. Gjithashtu, të premten është ngritur një aktakuzë prej 38 pikash, e pavulosur kunder Trump dhe Nauta, duke krijuar terrenin për një gjyq publik me rrezik të lartë, në të cilin prokurorët pretendojnë se ish-presidenti i 45-të, ka rrezikuar sigurinë kombëtare duke fshehur dokumente sekrete disa muaj pas daljes nga Shtëpia e Bardhë. Trump përballet me 31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare. Çdo akuzë përfaqëson një dokument të ndryshëm të klasifikuar që ai dyshohet se e ka mbajtur, 21 prej të cilave u zbuluan kur FBI-ja kontrolloi pronën e Trump në gusht 2022 dhe 10 të tjera iu dorëzuan FBI-së në një zarf të mbyllur, dy muaj më parë. Dokumentet sekrete që FBI-ja gjeti në Mar-a-Lago kishin lidhje me armët bërthamore të SHBA-së”, sipas aktakuzës. atsh