Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar sot në rrjetin e tij social “Truth” pas aktakuzës së katërt në Xhorxhia. “Me kalimin e kohës njerëzit harrojnë! Të gjitha këto akuza dhe padi kundër meje janë iniciuar nga ‘i korruptuari Joe Biden’ dhe fashistët e së majtës radikale”, tha manjati në postim. “Është arma e tyre e zgjedhur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024″, shtoi Trump “Në të vërtetë, ata besojnë se lidershipi republikan nuk është mjaftueshëm i fortë për t’i ndaluar mashtrimin e tyre”, shtoi ai. “Por, unë do t’i ndaloj, sepse nuk kemi zgjidhje, nëse nuk fitojmë, nuk do të kemi më vend”, tha ish-presidenti. atsh
Trump: Të gjitha akuzat kundër meje të iniciuara nga Biden
RELATED ARTICLES