Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar planet e tij për të ri-klasifikuar dhjetëra mijëra punonjës federal si “punonjës sipas nevojës” nën një kategori të re, respektivisht në kategorinë “politika e programit/karriera”, që do t’i lejojë agjencitë të pushojnë nëpunësit civilë që nuk përputhen me agjendën etij politike.
“Pas urdhrit tim ekzekutiv të Ditës së Parë, Zyra e Menaxhimit të Personelit do të nxjerrë rregullore të reja të Shërbimit Civil për punonjësit e karrierës në qeveri”, njoftoi Trump në platformën Truth Social.
“Punonjësit e karrierës në qeveri, që punojnë në çështjet e politikave, do të klasifikohen si ‘politika e programit/karriera’ dhe do të mbahen sipas standardeve më të larta të sjelljes dhe performancës”, shkroi Trump.
Kjo lëvizje ringjall dhe zgjeron iniciativën e mëparshme të Trumpit “Programi F” (Schedule F), duke vënë në shënjestër heqjen e mbrojtjes së shërbimit civil nga rolet e lidhura me politikat.
Një njoftim i Shtëpisë së Bardhë tha se ndryshimi do të prekë afër 50 mijë punonjës ose 2 për qind të fuqisë punëtore federale dhe do të përmbysë mbrojtjen e periudhës së ish-presidentit Joe Biden.
Rregulli i ri do t’i lejojë agjencitë të pushojnë punonjësit “pa qasje në procedurat e rënda të veprimit negativ ose apelime”, duke i vënë në shënjestër ata me “detyra përcaktuese të politikave, politikbërjes, mbrojtjes së politikave ose detyrave konfidenciale”.
“Nëse këta punonjës të qeverisë refuzojnë të avancojnë interesat e politikave të presidentit ose po angazhohen në sjellje korruptive, ata nuk duhet të kenë më një punë. Kjo është arsyeja e shëndoshë dhe do të lejojë që qeveria federale të drejtohet më në fund si një biznes”, tha Trump.