Duke folur para zyrtarëve të lartë ushtarakë në një aktivitet në Virxhinia, Trump tha se SHBA-ja po ndërtonte sistemin e mbrojtjes të raketave “Golden Dome” dhe Kanadaja mund të mbulohej nga ai nëse vendi bëhej pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kanadaja më telefonoi disa javë më parë. Ata duan të jenë pjesë e këtij sistemi. Për të cilën unë thashë, mirë, pse nuk bashkoheni me vendin tonë? Bëhuni shteti i 51-të dhe e merrni falas”, tha Trump.
“Nuk e di nëse propozimi im pati një ndikim të madh – por bashkimi i dy vendeve së bashku ka shumë kuptim”, shtoi ai.
“Kanadaja po kalon një periudhë të vështirë pasi u godit nga tarifat”, tha Trump duke pretenduar se politika e tij tregtare po zhvendosin investime me vlerë triliona dollarë në SHBA.
Më herët, Trump propozoi që Kanadaja t’i bashkohej sistemit të tij të propozuar të mbrojtjes – duke thënë se vendi do të duhet të investonte rreth 71 miliardë dollarë amerikanë – nëse dëshironte të ishte nën ombrellën e sigurisë së SHBA-së – e cila është projektuar për t’u mbrojtur nga raketat, dronët dhe kërcënimet e tjera ajrore.