Tuesday, July 2, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETrump mbledh mbi 50 milionë dollarë donacione për 24 orë

Trump mbledh mbi 50 milionë dollarë donacione për 24 orë

Ekipi i fushatës së Donald Trump njoftoi se kishte mbledhur më shumë se 50 milionë dollarë donacione në internet, 24 orë pas dënimit të tij penal duke theksuar se vendimi e kishte galvanizuar mbështetjen e tij si kurrë më parë. “Kjo është më shumë se dy milionë dollarë në orë”, tha ekipi i tij i fushatës në një deklaratë. ”Brenda disa minutave nga shpallja e vendimit, sistemi ynë digjital i mbledhjes së fondeve u mbyt nga mbështetja dhe, me gjithë vonesat e përkohshme në lidhje me pjesëmarrjen në internet, Trump mblodhi 34,8 milionë dollarë përmes sasive të vogla”, thanë në një deklaratë këshilltarët e fushatës, Chris LaCivita dhe Susie Wiles, sot në mëngjes. Që nga e premtja në mbrëmje, shifra arriti në 52,8 milionë dollarë, një shumë marramendëse. Vetëm shifra e mëngjesit përfaqëson pothuajse dyfishin e ditës më të mirë të mbledhjes së fondeve për fushatën në WinRed, platformën zyrtare të donacioneve të Partisë Republikane. Dhe 30% e këtyre donacioneve janë bërë nga donatorë të rinj. “Joe mashtruesi dhe demokratët, me gjuetinë e tyre të shtrigave, kanë zgjuar lëvizjen MAGA (“Make America Great Again” slogani i Donald Trump – shën. i përkth.) si kurrë më parë”, përshëndetën edhe një herë këshilltarët e fushatës. Donald Trump u shpall fajtor të enjten në Nju Jork për të gjitha akuzat kundër tij në një gjyq penal, i pari i një ish-presidenti amerikan, për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur pagesat e destinuara për blerjen e heshtjes së një ish-ylli porno. Gjykatësi Juan Merchan vendosi të shpallë dënimin për 11 korrik. Donald Trump e ka zakon t’i kthejë skandalet në avantazhin e tij. Pak çaste pasi u shpall fajësia e tij, faqja web e tij e fushatës filloi t’i ridrejtonte vizitorët në një faqe për mbledhjen e fondeve duke e shpallur atë “të burgosur politik”. Faqja mbeti e bllokuar për gati një orë për shkak të trafikut të rënduar. Republikanit i pëlqen ta portretizojë veten si një martir i kauzës, i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për të mirën e mbështetësve të tij. Në prill, ai bëri lidhjen midis situatës së tij dhe asaj të Nelson Mandelës, aktivistit të Afrikës së Jugut kundër aparteidit, i cili qëndroi i burgosur për 27 vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments