Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit të bëjë një ndryshim themelor në politikën e tij të jashtme.

“Asgjë nuk do të ishte më mirë për rajonin sesa heqja dorë e Iranit nga terroristët, ndalimi i kërcënimeve ndaj fqinjëve të tij, ndalimi i financimit për militantët e tij dhe së fundmi njohja e së drejtës se Izraelit për ekzistencë”, tha sot Trump gjatë fjalimit të tij në parlamentin izraelit, Knesset.

“Nuk po e them këtë nga një pozicion dobësie, por ne jemi gati kur të jeni edhe ju dhe do të jetë vendimi më i mirë që Irani ka ndërmarrë ndonjëherë”, tha ai.

“Dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur”, tha Trump, duke iu drejtuar Teheranit.

Më vonë, gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme në Egjipt, Trump tha se do të hiqte sanksionet kundër Iranit nëse vendi do të ishte i gatshëm të negocionte.

“Në fund të fundit, një marrëveshje me Iranin do të arrihet sepse udhëheqja iraniane e dëshiron një të tillë. Po ju them, ata duan të bëjnë një marrëveshje”, theksoi ai.

“As SHBA-ja dhe as Izraeli nuk janë armiqësorë ndaj popullit iranian, ne thjesht duam të jetojmë në paqe”, tha Trump.

Në Lindjen e Mesme, Irani është rivali kryesor i Izraelit. Disa muaj më parë, Trump urdhëroi një sulm ajror ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke pretenduar se ky sulm kishte shkatërruar programin e armëve bërthamore të vendit.

Megjithatë, ekspertët mbeten të pasigurt se sa i përhershëm ishte dëmtimi i vendeve nëntokësore të fortifikuara.