Gaza është plotësisht e shkatërruar … është si një vend me male mbeturinash, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump në përgjigje të një plani për rindërtimin e saj.
‘’Duhet hequr gjithçka ndodhet aty’’, iu përgjigj Donald Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, duke iu referuar ndërtesave të dëmtuara dhe të rrafshuara në Gaza.
I pyetur nëse projekti i Rivierës së Gazës është ende në plan ai tha se ‘’nuk e dinte ende se si do të planifikohej por me kalimin e viteve ajo do të jetë shumë e bukur”.





