Ron DeSantis është në mesin e gjashtë të zgjedhurve të mundshëm për zëvendëspresident në garën për Shtëpinë e Bardhë, deklaroi ish-presidenti Trump. Përveç DeSantis, në listen e preferuar të Trump përfshihet edhe senatori afrikano-amerikan Tim Scott, sipërmarrësi i teknologjisë Vivek Ramaswamy, kongresmeni i Floridës, Byron Donalds, guvernatori i Dakotës së Jugut Kristi Noem dhe ish-kongresmenen i Hawait, Tulsi Gabbard. Nuk dihet deri në çfarë mase kjo është një përgjigja taktike nga ana e Trump.
Fushata e manjatit mblodhi vetëm 8,8 milionë dollarë në janar, krahasuar me 42 milionë për atë të rivalit të tij Joe Biden, sipas deklaratave financiare të Komisionit Federal të Zgjedhjeve. Trump kishte 30 milionë para në fund të muajit të kaluar, tre milionë më pak se në dhjetor, ndërsa presidenti amerikan mund të llogarisë 130 milionë. Nga ky këndvështrim, pra, lideri i demokratëve e tejkalon kundërshtarin e tij