Sunday, October 20, 2024
HomeLAJME'Truku' i WhatsApp ju lejon të vendosni kode sekrete për të mbrojtur...

‘Truku’ i WhatsApp ju lejon të vendosni kode sekrete për të mbrojtur bisedat

Qoftë kur flirtoni apo organizoni një festë surprizë, shpesh ka raste që dëshironi të mbani private disa mesazhe.

WhatsApp tashmë ka një veçori Chat Lock që ju lejon të mbroni bisedat tuaja më të ndjeshme me kod-kalimin e telefonit, njohjen e fytyrës ose gjurmën e gishtit.

Megjithatë, aplikacioni në pronësi të Meta-s po i merr gjërat në një nivel, me lançimin e ‘Kodeve Sekrete’ të reja.

Siç sugjeron emri, funksioni ju lejon të vendosni fjalëkalime unike në biseda, duke u siguruar që ato të qëndrojnë larg çdo syri kureshtar.

“Sot ne po lançojmë kodin sekret, një mënyrë shtesë për t’i mbrojtur ato biseda dhe për t’i bërë ato më të vështira për t’u gjetur nëse dikush ka akses në telefonin tuaj ose nëse ndani një telefon me dikë tjetër”, tha WhatsApp.

WhatsApp lançoi funksionin e tij Chat Lock në maj, duke i lejuar përdoruesit të bllokojnë bisedat private me kodin e telefonit, ID-në e fytyrës ose gjurmën e gishtit.

Kodi Sekret është një zgjerim i kësaj veçorie dhe ju lejon të vendosni fjalëkalime individuale për biseda të ndryshme. Përdoruesit mund të zgjedhin të përdorin fjalë ose emoji për Kodin e tyre Sekret.

“Me një kod sekret tani do të jeni në gjendje të vendosni një fjalëkalim unik të ndryshëm nga ai që përdorni për të zhbllokuar telefonin tuaj, për t’i dhënë bisedave tuaja të kyçura një shtresë shtesë të privatësisë,” shpjegoi WhatsApp.

Ndërsa Bisedat e Kyçura janë aktualisht të siguruara në një dosje të veçantë, përdoruesit do të kenë gjithashtu opsionin për ta fshehur këtë dosje tërësisht nga lista e bisedave.

Nëse zgjidhni këtë opsion, bisedat tuaja mund të zbulohen vetëm duke shtypur kodin tuaj sekret në shiritin e kërkimit.

“Sa herë që ka një bisedë të re që dëshironi ta kyçni, tani mund të shtypni gjatë për ta kyçur në vend që të vizitoni cilësimet e bisedës”, shtoi WhatsApp.

Lansimi i mjetit të ri ka të ngjarë të mirëpritet nga shumë përdorues të WhatsApp, të cilët tashmë e kanë dashur funksionin Chat Lock.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments