Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETrudeau i kërkon Netanyahut armëpushim të përhershëm në Gaza

Trudeau i kërkon Netanyahut armëpushim të përhershëm në Gaza

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau i kërkoi homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu të ndërmarrë një armëpushim të përhershëm në luftën e Gazës. ”Të dy udhëheqësit diskutuan luftën në vazhdim gjatë një bisede telefonike”, njoftoi zyra e Trudeau. ”Udhëheqësi kanadez shprehu mbështetjen e tij për një pauza të mëtejshme humanitare dhe … përpjekje urgjente ndërkombëtare drejt një armëpushimi të qëndrueshëm”, sipas një deklarate nga zyra e Trudeau. Udhëheqësi kanadez bëri thirrje për qasje të sigurt dhe të papenguar në ndihmat humanitare që shpëtojnë jetë për civilët dhe bëri thirrje për armëpushim të mëtejshëm humanitar. Trudeau gjithashtu nënvizoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur në përputhje me ligjin ndërkombëtar duke dënuar sulmin nga militantët e grupit islamik Hamas dhe trajtimin e papranueshëm të pengjeve. Ai gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Udhëheqësi kanadez theksoi se armëpushimi nuk mund të jetë i njëanshëm dhe se Hamasi duhet të ndalojë përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments