Në Tropojë u çel sezoni turistik, për të mirëpritur turistët vendas dhe të huaj, të cilët vitet e fundit po preferojnë gjithnjë e më shumë turizmin malor. Gjatë aktivitetit Byberi nderoi me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës” ish-ambasadorin e Qemal Minxhozin në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të madh jo vetëm në politikë, por edhe si promovues i jashtëzakonshëm i zhvillimit të turizmit të Tropojës. Grupet artistike me veshjet tradicionale sollën për të pranishmit një koncert me këngë dhe valle popullore të zonës. Tropoja vitet e fundit po vizitohet nga mijëra turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit. Lugina e Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë mbetet një prej destinacioneve më të preferuara nga turistët edhe të pasionuarit pas alpinizmit.