Një tjetër shkollë në Fier po i nënshtrohet rikonstruksionit për të pritur nxënësit me kushte më të mira në nisje të vitit të ri shkollor. Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndau sot përmes rrjeteve sociale, pamje nga ndërhyrja që po kryhet në shkollën “Trifon Prifti” në Hamil. “Duke kryer të gjitha ndërhyrjet e nevojshme edhe në shkollën “Trifon Prifti” në Hamil. Me nisjen e vitit të ri shkollor edhe këto shkolla do të mirëpresin nxënësit në kushte më të mira”, u shpreh Subashi. Ai theksoi se “paralel jemi duke ndërhyrë në të gjitha godinat arsimore në territorin e Bashkisë Fier, për t’i mundësuar nxënësve komoditetin e nevojshëm, për një proces sa më të mirë mësimor”.http://ata.gov.al/2022/08/19/rikonstruktohet-shkolla-trifon-prifti-ne-fier/