Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike në muajin korrik pësoi rënie me 2.5 pikë krahasuar me muajin e kaluar. Rënia u përcaktua nga përkeqësimi i besimit në industri, ndërtim, shërbime dhe tregti, ndërsa treguesi i besimit të konsumatorëve regjistroi pothuajse të njëjtat vlera si një muaj më parë. Megjithatë, vlera e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike qëndron mbi mesataren afatgjatë. Sipas BSH-së, treguesi i Besimit të Industrisë ra me 3.2 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar kryesisht nga rënia e balancës për prodhimin aktual dhe asaj të kontratave porositëse. Ndërkohë, pritjet e bizneseve për prodhimin dhe çmimet në të ardhmen janë në rritje në muajin korrik dhe ato për punësimin janë në rënie të lehtë. Treguesi i Besimit në Ndërtim regjistroi rënie me 1.9 pikë përqindje krahasuar me një muaj më parë. Ky zhvillim u ndikua si nga përkeqësimi i balancës për aktivitetin ndërtues, ashtu edhe nga treguesi për kontratat porositëse. Rënie regjistruan pritjet për punësimin, por edhe ato për çmimet, pas rritjes së dukshme të muajit paraardhës.https://ata.gov.al/2022/08/08/treguesit-e-ndjesise-ekonomike-ne-renie-por-mbi-mesataren-afatgjate/
Treguesit e ndjesisë ekonomike në rënie, por mbi mesataren afatgjatë
RELATED ARTICLES