Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITreguesi i Ndjesisë Ekonomike

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike

Treguesi i besimit të konsumatorit në ekonomi mbeti i pandryshuar në shtator në krahasim me një muaj më parë dhe shumë pranë nivelit të mesatares së tij historike. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, komponentët përbërës të treguesit të besimit konsumator këtë muaj dhanë kontribute me kahe të ndryshme: pritjet për blerjet në shuma të mëdha dhe për situatën financiare në të ardhmen u rritën, ndërsa vlerësimi për blerjet aktuale në shuma të mëdha dhe pritjet për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen u ulën. Vrojtimi i BSH-së, bën të ditur se, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) pësoi rënie me 2.4 pikë në muajin shtator, në vijim të një ecurie të luahtshme gjatë muajve të fundit. Rënia e treguesit të besimit në shtator u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i treguesit të besimit në sektorin e ndërtimit, por negativisht kontribuoi edhe rënia e besimit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë. Treguesi i besimit të industrisë dha kontribut pozitiv për shtatorin, ndërsa besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar në krahasim me një muaj më parë. Pavarësisht luhatjeve të muajve të fundit, niveli i TNE-së vijon të qëndrojë 11 pikë mbi mesataren historike. Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rënie me 9.9 pikë përqindje në shtator. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë në nivele të larta, 18 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e besimit së u përcaktua kryesisht nga vlerësime më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë pësuar rritje të lehtë. Treguesi i besimit në shërbime ra me 4.6 pikë përqindje në shtator, por duke vijuar të qëndrojë mbi mesataren historike, me 19 pikë përqindje. Në rënien e besimit kontribuuan njësoj vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu edhe për nivelin e kërkesës. Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie të lehtë me 0.2 pikë përqindje në muajin shtator. Aktualisht, ky tregues qëndron 12 pikë mbi mesataren historike. Në rënien mujore ndikuan prirjet më pesimiste për punësimin në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimet për ecurinë aktuale të biznesit të tyre shënuan rritje të lehtë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje. Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 2.3 pikë përqindje në muajin shtator, duke qëndruar aktualisht 10.4 pikë mbi mesataren historike. Bizneset e industrisë raportuan të përmirësuar si kërkesën nga kontratat porositëse vendase e të eksportit, ashtu edhe prodhimin aktual. Gjithashtu, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje në shtator, ndërsa pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë në rënie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments